Saga e hakmarrjes mes dy familjeve në Burrel, nëna denoncon zhdukjen e...

Saga e hakmarrjes mes dy familjeve në Burrel, nëna denoncon zhdukjen e djalit 21-vjeçar

150
0
Shares

Prej dhjetë ditësh familja nuk ka asnjë gjurmë nga djali 21 vjeçar. Denoncimi për zhdukjen e Klevis Lleshit, 21-vjeç nga Burreli është bërë nga nëna e tij, e cila ka kërkuar ndihmë, pasi nuk ka më asnjë kontakt me të birin.

Por duket se zhdukja pa asnjë gjurmë e 21-vjeçarit, Klevis Lleshi nga Burreli, ka të bëjë me një serial të përgjakshëm hakmarrje, mes dy familjeve në këtë zonë.

Gjithashtu sipas policisë, 21 vjeçari që nuk po jep asnjë shenjë dhe nuk ka pasur komunikim as me familjen, ka qenë person i shpallur në kërkim nga policia pasi pak kohë më parë ka tentuar, që të vrasë shtetasin Mariglen Hoti.

Familja e të zhdukurit ka një histori gjakmarrje me një tjetër familje në Burrel. Klevis Lleshit i është vrarë babai në vitin 2013 për gjakmarrje, ndërsa në 2016-ën i është vrarë xhaxhai para shtëpisë. Po ashtu në vitin 2016, të riut i është zhdukur edhe një kushëriri pa gjurmë.

Sipas policisë, familja Lleshi është që prej vitit 2012 në hasmëri me familjen Hoxha nga Burreli. Zanafillë e konfliktit mes tyre është bërë vrasja dhe djegia i gjallë brenda në makinën e tij në Britani, e Afrim Hoxha në vitin 2012.

Për vrasjen e Hoxhës është dënuar me burg përjetë, Arben Lleshi. Fill pas kësaj ngjarje filluan eliminimet e pjesëtareve të familjes Lleshi në Burrel, ndërsa aktualisht rezulton i zhdukur edhe 21 vjeçari Klevis Lleshi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY