Lejohet qarkullimi me kolaudim të skaduar, por policia njofton për një penalizim...

Lejohet qarkullimi me kolaudim të skaduar, por policia njofton për një penalizim të rëndë

194
0
Shares

Drejtoria e Policisë Rrugore ka nxjerrë sëfundmi një vendim në lidhje me qarkullimin e mjeteve që i ka përfunduar afati i kontrollit teknik.

Përmes urdhrit do të lejohet të lëvizë çdo mjet që ka autorizim edhe nëse i ka skaduar afati i kontrollit teknik, megjithatë nuk do të tolerohet askush pa siguracion.

Rrjedhimisht, çdokush që ka një siguracion të skaduar duhet ta rinovojë atë, ndërsa deri në përfundimin e krizës së koronavirusit policia nuk do të nxjerrë probleme për kontrollin teknik.

Gjithashtu kundravajtësit nuk do ti shpëtojnë as pagesës së gjobave të marra për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor përgjatë gjithë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për shkak të pandemisë së COVID 19. Sipas këtij urdhri këto gjoba duhet të paguhen pa asnjë shtyrje në kohë.

Por për të gjithë drejtuesit, do të quhet e vlefshme çdo dokument i lëshuar nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit rrugor si lejet e drejtimit, kontrolli teknik vjetor, dëshmi aftësie, autorizimet që u ka kaluar afati i rinovimit që nga data 19.03.2020.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY