Shpenzimet e qeverisë për zyra, Vasili: ‘Ali Baba’ i griu 40 milionë...

Shpenzimet e qeverisë për zyra, Vasili: ‘Ali Baba’ i griu 40 milionë për luks, ndërsa për teatrin para nuk ka…

64
0
Shares

Lidhur me shpenzimet e qeverisë, në 7 mujorin e parë, prej 40 milionë euro vetëm për zyrat e administratës, ka reaguar Petrit Vasili.

Në një postim në rrjetin e tij social facebook,  Vasili i vë titullin ‘Ali Baba’ Edi Ramës, duke shkruar se në krye të qeverisë ai i griu 40 milion euro për luks dhe zyra ndërsa për teatrin nuk ka para.

Para për Teatrin nuk ka, as për një spital të ri në Fier nuk ka, por ka plot para për t’i vjedhur e grabitur në luks idiotësh. Nuk ka para as për rrugët, as për By Pass-et, as për ngrohjen e shkollave, as për ilaçe, por ka miliona euro për WC-zyrash, fasada, kolltuqe, tapete, mokete. Ja keshtu i vjedhin ditën per diell paratë e shqiptarëve, plot 40 milionë euro, Ali Baba në krye të qeverisë me të gjithë 40 hajdutët e tjerë”, shkruan Vasili në facebook.

Shënimi i plotë i  Vasilit në facebook

Ali Baba ne krye te qeverise i griu 40 milion euro per luks dhe zyra,ndersa para’ per Teatrin s’ka.

Vetem per 7 muaj kryeministri hajdut alias Ali Baba me te gjithe 40 hajdutet ne qeveri kane baderdisur 40 milion euro per luks e zyra.
Te gjithe qanin e lanin si legena, Qeveri e Bashki,ne TV e neper degjesa,ne konferenca shtypi e neper cdo rrëzë perpara kamerave e lehnin pa u lodhur, qe: “s’kemi fare para,ndaj do t’ja japim gjithe zemren e Tiranes privatit,qe te na beje sevap nje teater.”
Para per teatrin nuk ka,as per nje spital te ri ne Fier nuk ka,por ka plot para per ti vjedhur e grabitur ne luks idiotesh.

Nuk ka para as per rruget,as per By Paset,as per ngrohjen e shkollave,as per ilace,por ka miliona euro per WC-zyrash, fasada,kolltuqe,tapete,mokete.

Ja keshtu i vjedhin diten per diell parate e shqiptareve,plot 40 milion euro,Ali Baba ne krye te qeverise me te gjithe 40 hajdutet e tjere.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY