39 dasmorë mbetën të helmuar nga ushqimi i një restoranti në qytetin e Elbasanit. Ditën e djeshme, restoranti ”Laguna Blu” u mbyll nga AKU dhe u gjobit pas konstatimeve se subjekti vepronte pa dokumentacion dhe në kushte higjeno-sanitare të këqija.
39 personat që pretendohet se janë helmuar nga ushqimi kanë qenë pjesë në dasma të ndryshme (të shtunën drekë/darkë si dhe të dielën në darkë) nga i njëjti lokal në qytetin e Elbasanit, subjekti i lartpërmendur.
Të gjithë të helmuarit janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia e Elbasanit njofton se është po kërkon administratorin e lokalit i cili është përgjegjës për situatën e krijuar.
Nga verifikimi i subjektit të shtetasit Manol Musaj rezultoi se kishte mungesë të rëndë të kushteve higjeno-sanitare si dhe mungesë të dokumentacionit shoqërues(gjurmueshmëri).
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Elbasan, për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” , dhe “Fshehja e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 288, 180 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/