Prokuroria i Shkodrës Anton Martini transferohet me urdhër të kryeprokurores Arta Marku, pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.
Anton Martini sipas burimeve nga Prokuroria e Përgjithshme do të rimarrë në duar dosje të rëndësishme. Kështu pas 6 muajsh qëndrim në Shkodër, rikthehet ne kryeqytet, me gjasa për të qenë krahu i djathtë i Markut, në shumë prej çështjeve te rëndësishme që do të nisin të hetohen.
Ai ka qenë për disa vite prokuror tek Krimet e Renda dhe njeh një pjesë të mirë të dosjeve dhe prej kohesh përflitej largimi i tij për shkak edhe të miqësisë dhe bashkëpunimit të ngushtë me Markun, sa kohe ajo ishte në Shkodër prokurore.
Martini drejtonte prokurorinë e Shkodrës prej 6 muajsh, ndërsa vendin e tij, do ta zërë prokurori Ylli Pjetërnikaj, prezantimi i të cilit do të bëhet gjatë ditës së nesërme në Prokurorinë e Shkodrës./o-n
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/