DETAJE/ Operacion antidrogë, 15 trafikantë të arrestuar

DETAJE/ Operacion antidrogë, 15 trafikantë të arrestuar

94
0
Shares
Foto Ilustruese

Një operacion masiv i Policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda në disa qytete të Shqipërisë, ka shkatërruar një grup të madh kriminal të trafikut të drogës.

Mësohet se grupi kriminal ishte i lidhur me super-trafikantin e arrestuar në Turqi, Met Kanani, i cili akuzohet se ka trafikuar nga Shqipëria, përmes Greqisë dhe Maqedonisë në drejtim të vendit turk tonelata me kanabis dhe droga të forta si kokaina.

Në vijim të këtij operacioni,  hetime dhe arrestime janë kryer edhe në disa vende të Europës si Itali, Gjermani, por edhe Turqi si destinacion i ri i trafikut të kanabisit dhe kokainës.

Bashkëpunimi i autoriteteve shqiptare me agjencitë europiane kundër narkotikëve ka çuar në arrestimin e 15 personave.

Operacioni është kryer pas urdhrit të prokurores së Krimeve të Rënda, Elisabeta Imeraj e cila ka hetuar prej një kohe të gjatë aktivitetin kriminal të trafikantëve.

Mësohet se operacioni është kryer në të gjithë vendin ku dhe janë arrestuar disa persona. Detaje të tjera priten, pasi operacioni vijon ende. Hetimet ndaj grupit të trafikantëve kanë nisur prej disa muajsh nga Krimet e Rënda. Më herët jashtë vendit është bllokuar një sasi e konsiderueshme hashashi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY