EMRI/ Fier, arrestohet për vjedhje, policia i sekuestron në banesë municione luftarake

EMRI/ Fier, arrestohet për vjedhje, policia i sekuestron në banesë municione luftarake

615
0
Shares
Foto Ilustruese

Kryen vjedhje në një kantier ndërtimi, nga kontrolli i ushtruar në banesë, policia i gjen armë zjarri dhe municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë Marjus Zoga, 28 vjeç, banues në Roskovec.

Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Jagodinë” Roskovec, në kantierën Nr.185, nga rojet e një Shoqërie Private të Sigurimit Fizik, është konstatuar vjedhja e një saldatriçe, 2 bombula gazi dhe një sasie nafte.

Nga hetimet e kryera, rezulton se shtetasi Marjus Zoga është autori i dyshuar i kësaj vjedhje.

Në lidhje me këtë ngjarje, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56, një krëhër automatiku me 17 copë fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vjedhje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 134 dhe 278 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY