DETAJE/ Arbër Çekaj bëhet personazh i medieve ndërkombëtare

DETAJE/ Arbër Çekaj bëhet personazh i medieve ndërkombëtare

71
0
Shares
Arber Cekaj

Arrestimi i Arbër Çekajt në Gjermani është pasqyruar gjerësisht në mediat ndërkombëtare. Associated Press shkruan se biznesmeni akuzohet se është përfshirë në trafikimin e 613 kilogramëve kokainë që janë sekuestruar në portin e Durrësit. “Kokaina mbërriti në Shqipëri me një ngarkesë bananesh nga Kolumbia. Dy persona u arrestuan atë kohë”, shkruan agjencia ndërkombëtare.

 

Gjithashtu nënvizon se kokaina kap vlerën e 180 milionë eurove.

“Shqipëria njihej më parë si një udhëkryq për trafikimin e marjuanës. Konfiskimet e rregullta tregojnë se trafikantët ende kanë marjuanë të ruajtur pavarësisht nga një operacionet qeveritare për të reduktuar ndjeshëm numrin e plantacioneve”, nënvizon kjo media.

Ndërkohë, shkrimi i Associated Press është shpërndarë nga media si Daily Mail, Yahoo, Gazeta Montreal dhe shumë të tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY