VIDEO/ Lulzim Basha, thirrje të fortë shqiptarëve nga Varrezat e Dëshmorëve

VIDEO/ Lulzim Basha, thirrje të fortë shqiptarëve nga Varrezat e Dëshmorëve

119
0
Shares

Kryedemokrati Lulzim Basha u është drejtuar sot me një thirrje të fortë të gjithë shqiptarëve, pas homazheve të bëra në Varrezat e Dëshmorëve.

“Nderojmë ata që dhanë jetën kundër pushtuesve fashistë, atyre që dhanë jetën persekutorëve komunistë, nderojmë Azem Hajdarin dhe heronjtë e demokracisë që u flijuan për liri dhe demokraci. Sot është një ditë nderimi, për t’i kujtuar njëri tjetrit se liria fitohet dhe mbrohet cdo ditë, se ditën që nuk luftojmë më për liri rrezikojmë ta humbim atë, thirrja ime ndaj shqiptarëve pa dallime politike është të vazhdojmë betejen për lirinë e kërcënuar nga diktatura e krimit, autokracia që shkel ligjin për interesa private dhe të pushtetit, liria nga tirania e varfërisë, korrupsionit që zhvat vendin”- tha Basha.

Pyetur për përplasjen e ndodhur mes ithtarëve të Enver Hoxhës dhe kundërshtarëve të tij sot në varrezat e dëshmorëve, Basha ka qenë i prerë:

“PD është e angazhuar të cojë në Kuvend ligjin për ndalimin e simboleve të komunizmit, nderimin e atyre që dhanë jetën, por për të bërë të qartë se kurrë më nuk pranojmë rikthimin e të shkuarës së përgjakshme dhe kjo do nisë me ndalimin e simboleve të gjakatarit Enver Hoxha”.

Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve me rastin e 5 majit

Publiée par Lulzim Basha sur samedi 5 mai 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY