Vladimir Kola arrestohet në Gjermani, vrau te Kodra e Diellit në Tiranë

Vladimir Kola arrestohet në Gjermani, vrau te Kodra e Diellit në Tiranë

286
0
Shares

Dyshohet se vrau Briken Sanajn në Kodrën e Diellit në Tiranë, Vladimir Kola, 41vjeç është arrestuar në Gjermani. Ai pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për të dhënë llogari për ekzekutimin e 39-vjeçarit Sanaj më 3 Tetor të vitit 2022 në Kodrën e Diellit në Tiranë.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Tiranës, me vendimin e datë 23.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, njoftoi policia.

Kola dyshohet si autor i vrasjes së Sanajt ndërsa për krijimin e kushteve është ndihmuar nga dy persona të tjerë, Kened Antoni i cili rezulton se ka shitur makinën Benz që u përdor në krim tek Gjelosh Krasniqi dhe më pas e kanë futur atë në Shqipëri për ta përdorur Vladimir Kola.

Shkak i vrasjes së 39-vjeçarit dyshohet të jetë bërë gjakmarrja, zanafilla e të cilës nis prej vitit 2012 në Lezhë kur familjari i Vladimirit është plagosur rëndë nga i vëllai Briken Sanajt. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY