Lagja tjetër në Tiranë që po i bie termeti i 2019 në...

Lagja tjetër në Tiranë që po i bie termeti i 2019 në 2024. Veliaj merr kazmat për trojet e shtrenjta

218
0
Shares

Banorët e pallateve tek ish-restorant Durrësi, në Tiranë, afër me bulevardin e ri dhe të vjetër po ashtu janë viktinat e rradhës së projekteve të shkatërrimit të banesave nga Veliaj oligarkët e formatit 5D.

Banorët janë njoftuar pak ditë më parë për shembjen e banesave të tyre pas një vendimi të marrë nga Këshilli Bashkiak i kontrolluar nga Erion Veliaj, ndërsa shkak për këtë vendim janë dëmet nga tërmeti i 2019.

“Duket se Veliaj është kujtuar 5 vjet nga ky tërmet për të realizuar shembjen e rradhës në Tiranë, duke synuar kështu grabitjen e pronave të qytetarëve”, ka reaguar anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi.

Postimi i Këlliçit:

Me banorët e ish Restorant “Durrësit”, të cilët befas janë njoftuar pak ditë më parë, se Këshilli Bashkiak Tiranë, ka marë vendim për tu prishur banesat, për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019…

Deri më sot, pothuaj 5 vite pas tërmetit, këta banorë nuk i ka kontaktuar askush. Askush nuk i ka dhënë informacion për këtë vendimarrje dhe ende nuk kanë asnjë kontakt nga Bashkia Tiranë, përveç një njoftimi të ngjitur në hyrjet e pallateve të tyre…

Internimi modern dhe shpërngulja me dhunë nga banesa, janë metoda të cilat kryebashkiaku tashmë i ka bërë praktika normale për vite me rradhë. Të njëjtën grabitje dhe padrejtësi e kanë vuajtur në kurriz dhe banorët e 5 Majit, Myslym Ketës, Kombinatit, Laprakës, Unazës së Re, etj.

Kjo është një arsye më shumë për të protestuar të premte, ora 11:00, kundër pronarit faktik të inceneratorit Tiranë dhe Grupit të Strukturuar Kriminal 5D Erion Veliaj. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY