Vjehrri i merr fëmijën nuses së djalit, prej 3 ditësh nuk gjendet

Vjehrri i merr fëmijën nuses së djalit, prej 3 ditësh nuk gjendet

318
0
Shares

Një grua në Durrës bëri në polici pasi vjehrri i saj i mori fëmijën dhe nuk ia sjell më.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Rexhep Gjuni, 60 vjeç, pasi më datë 13.04.2024, në këtë komisariat, është paraqitur një shtetase 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ka kallëzuar se vjehrri i saj, shtetasi R. Gj., ka marrë fëmijën e saj 3 vjeç dhe nuk ia ka kthyer më.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R. Gj., por nuk e kanë gjetur fëmijën. Vijojnë kontrollet intesive për gjetjen e tij”, njofton policia e Durrësit.

Dyshohet se fëmija është dërguar në Kukës, nga është edhe origjina e vjehrrit.

Flet për median nëna e fëmijës:

Kur ta kanë marrë fëmijën, sa ditë u bënë?

-U bënë sot 4 ditë, ma kanë marrë që të Shtunën në mëngjes, e s’ma kanë sjellë…

Kur ka humbur jetën bashkëshorti juaj?

-Ka një vit e dy muaj që ka vdekur, dhe ata duan që të marrin çunin. Në fillim nuk ma jepnin,  kam ikur me zor. Ata s’pranonin. Vjehrri dhe vjehrra vinin çdo fundjavë, ua lija unë, jo me ligj. U thoja ikni te ligji, nuk pranonin. Ua kam lënë vetë… Disa orë, nga ora 9 e mëngjesit… Pastaj kur shkon ora 3, i marr në telefon u them ku jeni. Pse s’keni ardh? Më thanë “s’ta sjellim më”.

Çfarë bëtë ju?

-Ja direkt te policia. Shkova në shtëpi, s’ishte. Pastaj denoncova.

Çfarë ka bërë policia deri tani?

-I kanë marrë në telefon, u bënte presion dhe atyre. “Nuk e sjell, vetëm kur të ma japë mua çunin.” Kërkonte kushte, që ta marrë ai, të mos dalë jashtë shtetit. Ai nuk tregon se ku është fëmija. Thotë nuk e di, gënjen…

Nga jeni me origjinë?

-Unë jam nga Dibra, ata nga Kukësi. Duan që ta marrin ato. Ato jetojnë në Durrës, por nga Kukësi me origjinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY