Dramë në Mengël, Elbasan/ 2 burra paditen për përdhunimin e një 31...

Dramë në Mengël, Elbasan/ 2 burra paditen për përdhunimin e një 31 vjeçari

633
0
Shares

Dy burra, një 44 vjeç e tjetri 59 vjeç, përdhunuan një tjetër 31 vjeçar duke përfituar nga pamundësia e tij për të juptuar apo mbrojtur.

31 vjeçari, pre e përdhunimit është me aftësi të kufizuara ndërsa denoncimin e bëri e ëma e djalit, një 60-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan me iniciativë shtetasit B. J., 44 vjeç, banues në Elbasan dhe R. B., 59 vjeç, banues në fshatin Mengël, pasi më datë 15.04.2024, në ambientet e Policisë, është paraqitur një shtetase 60-vjeçe (bashkë me djalin e saj 31 vjeç), e cila ka kallëzuar se shtetasit B. J. dhe R. B., më datë 04.04.2024, kanë kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj 31-vjeç, me aftësi të kufizuara”, njoftoi policia.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY