Gjendet pa jetë në lumin Buna pas tri ditësh

Gjendet pa jetë në lumin Buna pas tri ditësh

435
0
Shares

Një person 49 vjeç u gjet pa jetë sot në lumin Buna në Shkodër. Burri u gjet nga familjarët e tij 3 ditë pasi ishte kallëzuar i humbur.

“Rreth orës 11:25, në ujërat e lumit Buna, në afërsi të fshatit Pentar, është gjetur nga familjarët, trupi i pajetë i shtetasit Sh. K., 49 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Më datë 13.04.2024, shtetasi G. K., vëllai i shtetasit Sh. K., ka kallëzuar në Polici, se 49-vjeçari ishte larguar nga banesa”, njoftoi policia e Shkodrës.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY