“Monedha evropiane nuk ngre krye në Shqipëri nga droga dhe trafiqet. Tirana...

“Monedha evropiane nuk ngre krye në Shqipëri nga droga dhe trafiqet. Tirana ka më shumë banesa bosh se gjithë Ballkani“

141
0
Shares

Monedha evropiane nuk ngre krye në Shqipëri nga droga dhe trafiqet. Pasojat ndjehen te xhepi dhe jeta e çdo shqiptari, tha sot kreu i PD, Sali Berisha në protestën e përnatshme përballë shtëpisë së tij. Tirana ka më shumë banesa bosh se gjithë Ballkani, theksoi në vijim Berisha.

“Prej një viti ky regjim ka vendosur në Shqipëri narkoeuron, monedhën evropiane të konvertuar në monedhë të konvertuar në monedhë të trafikantëve të drogës dhe krimit.
Nga droga dhe trafiqet, monedha evropiane nuk ngre krye në Shqipëri.
Rrëzohet këtu monedha e dytë më e fuqishme e planetit.
Mirëpo me këtë rrëzim e pëson xhepi, rroga, jeta e çdo shqiptari.
15 përqind janë mbyllur ndërmarrjet e eksportit. Me mijëra e mijëra qytetarë humbën vendet e punës.
Por mos harroni se në vit, emigracioni dërgon në Shqipëri familjarëve të vet rreth 1 miliard euro.
Secila dërgesë, kur vjen në Shqipëri ka humbur 20, 30 përqind të vlerës për shkak të narkoeurove.
Secili shqiptar që merr paratë që i dërgojnë familjarët e vet, merr 20, 30 përqind më pak se sa ato kanë vlerë aty ku nisen”

Në vijim Berisha tha se Tirana ka më shumë banesa bosh se gjithë Ballkani bashkë! Vendi po shkon drejt krizës falimentuese të ndërtimeve.

“Narkoeuro ka shkatërruar përfundimisht tregun e banesave.
Shqipëria sot, Tirana sot ka banesa bosh më shumë se të gjitha vendet e Ballkanit të marra së bashku.
E megjithatë, kullat, monumentet e drogës dhe korrupsionit, lartësohen çdo ditë.
Çmimet shkojnë në stratosferë.
Vendi ecën drejt një krize të tmerrshme falimentuese të industrisë së ndërtimit.
Çdo qytetar që do të blejë një shtëpi në Tiranë, e ka të pamundur, sepse paratë e drogës nuk e lejojnë atë.
Narkoeuro e mban çmimin në stratosferë”, tha Berisha. r.p

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY