“Narkoeurot po falimentojnë fermerët në mbarë vendin, 80 % e prodhimeve vijnë...

“Narkoeurot po falimentojnë fermerët në mbarë vendin, 80 % e prodhimeve vijnë nga importi”

33
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se narkoeurot po falimentojnë fermerët në mbarë vendin, 80 përqind e prodhimeve vijnë nga importi.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ 80 përqind e frutave, zarzavateve në tezgat e shitjes, janë importi.
A nuk është kjo një gjëmë për Myzeqenë, për Divjakën, për Korçën, për Shkodrën, për Nënshkodrën?

Pse kjo? Sepse narkoeuro apo paraja e drogës, e bën krejtësisht të paleverdisshëm eksportin.
Ndaj dhe ata të cilët më parë mbillnin, furnizonin tregun, eksportonin, nuk kanë më leverdi.
I lanë djerrë tokat dhe largohen në emigrim.
Për bujqsinë nuk mund të ketë gjë më të rëndë se sa një vend që në dy muajt e parë të vitit, mund të kishte suksesin më të madh në eksporte, importon 80 përqind të zarzavateve, 60 përqind të frutave.

Çfarë po ndodh me ju?
Paraja e drogës e ka rrëzuar përtokë euron, prandaj nuk keni leverdi të eksportoni.
Çfarë po ndodh me ju?
Në mënyrën më qesharake, më të turpshme, buxheti i shtetit ka përcaktuar si ndihmë gjithsej 1 të 30-tën e asaj që vjedhin, shpërdorojnë sipas KLSH, qeveritarët dhe zyrtarët e Shqipërisë.
A e shihni pra të dashur qytetarë që bashkimi juaj në protestën kundër regjimit, është bashkim për mbrojtjen e interesave të tuaja jetike, për mbrojtjen e qenies tuaj. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY