Qeveria drejt tërheqjes nga amnistia e të dënuarve nga Gjykata e Posaçme

Qeveria drejt tërheqjes nga amnistia e të dënuarve nga Gjykata e Posaçme

101
0
Shares

Qeveria pritet të tërhiqet nga propozimi për të amnistuar të dënuarit nga Gjykata e Posaçme për ti hapur rrugë votimit të Amnistisë Penale fill pas diskutimit në platformën e përbashkët brenda komisionit të Ligjeve.

“Burimet bënë me dije se do të zgjerohet edhe numri i protestuese që do të falen. PS ka pranuar që përfitues nga aministia të jenë jo vetëm të dënuarit për tubime të paligjshme, por edhe nga kategori të tjera të veprave penale, siç janë shkatërrimi i pronës, shkatërrimi i pronës me zjarr dhe goditja e forcave të policisë. Shumica e majtë do të jetë e hapur për të ndërhyrë për këta protestues, por sipas burimeve nuk do të ketë tolerim nëse për veprat ka patur pasoja të rënda.

Pasi të diskutohen edhe elementet e fundit në grupin e reformave, projekt-ligji pritet t’i drejtohet seancës së parë në javën e parë të prillit për të marrë votat e opozitës dhe shumicës”, raportoi sot A2CNN.

Sipas burimeve nga Kuvendi Kryesia e Komisionit të ligjeve ka marrë një vendim për ngritjen e grupit të punës, duke i dhënë në këtë mënyrë dritën jeshile për t’u marrë me ligjet që kërkojnë 3/5 e votave të deputetëve. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY