Policia apo prokuroria e shiti videon e sherrit Princi-Elia, në media. Çfarë...

Policia apo prokuroria e shiti videon e sherrit Princi-Elia, në media. Çfarë kërkon Princi Leka nga institucionet

188
0
Shares

Ka reaguar Pallati Mbretëror në lidhje me videon e publikuar sot në media dhe rrjete sociale duke kërkuar nga institucionet shtetërore fshirjen e tyre.

”Përshëndetje, siç edhe jeni informuar, Princ Leka pasditen e 5 marsit ështe sulmuar fizikisht me sende të forta nga ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri i tij dhe videot e këtij momenti janë bërë publike në rrjetet sociale.
Videot jane dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga Princ Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij, por pavarësisht se janë kosideruar si nje sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe në medie duke përciell imazhe të pakëndëshme dhe me përmbajtje dhune.
Oborri Mbretëror shpreh thellësishtë zhgënjimin nga institucionet ligjzbatuese te të cilat dyshojmë se kanë cënuar të drejtën e anonimitetit, duke shpërndarë videot te të tretë.
Gjithashtu Oborri Mbretëror kërkon ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe nga mediet”, thuhet në një njoftim të oborrit Mbretëror.

Ndërkaq policia ka mohuar të ketë publikuar videon duke e kaluar akuzën tek prokuroria që po ashtu ka marrë në dorëzim videon.

“Në lidhje me një reagim të bërë nga Oborri Mbretëror, ditën e sotme, ju informojmë se:

Nga ana jonë në lidhje me rastin janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, janë sekuestruar pamjet filmike, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Po kështu deklarojmë që kjo video nuk ka dalë nga strukturat e Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në fakt video po menaxhohet nga zyra komunikimi pranë qeverisë që besohet se kanë urdhëruar sonte një pjesë të televizioneve ta kenë në fokus atë video dhe sherrin në shtëpinë e Princit Leka. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY