PD është një forcë e bashkuar që tmerron Edi Ramën. Ne do...

PD është një forcë e bashkuar që tmerron Edi Ramën. Ne do zbatojmë programin për çeljen e dyerve të Europës

52
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha se PD është një forcë e bashkuar që tmerron Edi Ramën. Ne do zbatojmë programin për çeljen e dyerve të Europës.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Sot, PD është një forcë e bashkuar që tmerron Edi Ramën.
Ju garantoj se ky bashkim i luftëtarëve të vendosur për të shpëtuar Shqipërinë, do përfshijë jo vetëm të gjitha forcat e vërteta politike opozitare, por mbarë shoqërinë shqiptare, elektoratin shqiptar. Demokratë, socialistë, gri dhe cilido qoftë ai.
Qëllimet tona janë të thjeshta, janë të ndershme, janë vendimtare.
Ne kemi dhe do të kemi programin ekonomik më të shkëlqyer që ka pasur Shqipëria.
Por mbi të gjitha, ne duhet t’u kthejmë shqiptarëve të drejtën e votës së lirë.
U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të mos harrojnë se çdo program i yni për dy-tre fishim të rrogave, për shumëfishim të vendeve të punës, për luftë me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, për transparencë të plotë dhe luftë kundër korrupsionit, për infrastrukturë moderne, për mirëqenie në rritje, për shndërrimin e pasurive të kësaj toke të bekuar në mirësi të vërtetë për qytetarët shqiptarë, se programi ynë për çeljen e dyerve të Europës, të mbyllura nga korrupsioni, vjedhja, dhunimi i votës nga Edi Rama.
Të gjitha këto, garantimi i një drejtësie të pavarur, që mbron lirinë dhe të drejtat e qytetarëve nga abuziviteti, garantimi i një arsimi cilësor, dalja nga kjo rrokullisje e tmerrshme e tij, e një shërbimi cilësor shëndetësor që meritojnë qytetarët. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY