Reagon Elia Zaharia për videon e sherrit me ish të shoqin

Reagon Elia Zaharia për videon e sherrit me ish të shoqin

2240
0
Shares

Foto e marrë nga euronews Albania

Ish-bashkëshortja e Princ Lekës, Elia Zaharia, ka reaguar për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ndërsa është shfajësuar për momentet e sherrit befasues në shtëpinë e Princit.

Elia tha se kjo është një situatë e vështirë për të dhe familjen e saj ndërsa shtoi se Leka është përpjekur t’i dhunojë të atin.

“Është situatë e vështirë për mua dhe familjen time pasi nuk është e lehtë të kthehem në shtëpi dhe të gjejë Lekën që përpiqet të dhunojë babanë timë 73-vjeçar. Konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me mua, përveçse u përpoqa ta ndaloj”- është shprehur Zaharia.

Në të njëjtin televizion, avokati i Princ Lekës, Aranit Roshi tha në emisionin Now në Euronews Albania se shkaku i konflikti të princit me ish-vjehrrin e tij ka qenë shumë banal pasi ai ka shkuar të takojë të bijën në rezidencën mbretërore dhe është përballur me një sjellje armiqësorë nga i fundit.

Ai sqaroi se në bazë të marrëveshjes që ishte bërë mes ish-çiftit pas divorcit ishte vendosur që Elia të jetonte në rezidencë, derisa një apartament që princi kishte blerë për të, të arredohej.

“Por pas ngjarjes së  fundit, vendimi i princit është që ish-bashkëshortja duhet të largohet menjëherë nga rezidenca mbretërore.

Në pjesën e marrëveshjes thuhet se Elia do jetojë në atë rezidencë derisa një apartament që princi ka blerë për të arredohet. Derisa situata arriti në këtë pikë, do ishte e arsyeshme që të largohet. Duhet të largohet, nuk e meriton më që të jetojë aty, kështu vlerëson Princi Leka”, tha avokati.

Princ Leka ka bërë sot një kallëzim në Komisariatin nr.1 në Tiranë ndaj ish-bashkëshortes Elia Zaharia dhe babait të saj Gjergj Zaharia. Princ Leka ka kërkuar urdhër-mbrojtje duke pretenduar se babai ish-bashkëshortes e ka dhunuar. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY