Zelenski vjen për herë të parë në Tiranë. Axhenda e pritshme e...

Zelenski vjen për herë të parë në Tiranë. Axhenda e pritshme e Presidentit të Ukrainës

77
0
Shares

Presidenti Volodimir Zelensky pritet të mbërrijë në Tiranë mesnatën e sotme. Ai vjen për herë të parë në Shqipëri për të marrë pjesë në Samitin e 28 Shkurtit Ukrainë- Europa Juglindore.

Takimin e parë do ta zhvillojë me kryeministrin Rama në orën 9 të së mërkurës në kryeministri.

Pas takimit kokë më kokë dhe atij të delegacioneve, kryeministri Rama dhe presidenti Zelensky do të nënshkruajnë dhe një marrëveshje për bashkëpunimin në disa fusha mes dy vendeve. Më pas, të dy rreth orës 11:00 do t’i drejtohen Pallatit të Kongreseve, ku do të zhvillohet dhe samiti e ku do të marrin pjesë 13 liderë nga Europa Juglindore.

Ky samit që do të bashkëdrejtohet nga Rama e Zelensky ka si qëllim që në 2-vjetorin e sulmeve ruse në Ukrainë, t’i tregojë kësaj të fundit mbështetjen e të gjithë vendeve të Europës Juglindore.

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian që do të marrë pjesë në Samitin e 28 Shkurtit do të jetë Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varheyli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY