Bardhi: PD, padi në Kushtetuese për taksat ndaj profesioneve të lira

Bardhi: PD, padi në Kushtetuese për taksat ndaj profesioneve të lira

67
0
Shares

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi deklaroi sot se Partia Demokratike do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për taksimin e profesioneve të lira. Sipas tij profesionet e lira tatohen më shumë edhe se oligarkët.

Jam këtu për t’ju thënë se do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese, ligjin për taksimin e profesioneve të lira. Profesionistët e lirë sot taksohen më tepër edhe se oligarkët e kjo nuk mund të jetë normale. Një thirrje kam edhe për presidentin Bajram Begaj, që të mos e dekretojë ligjin për zonat e mbrojtura, të mos bëhet me maxhorancën, por të jetë me qytetarët.

Ju pyetët nëse parlamenti do të funksionojë normalisht. Parlamenti do funksionojë normalisht, në momentin që maxhoranca do të trajtojë siç duhet opozitën”, deklaroi Gazment Bardhi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY