Berisha: Rama ka gjetur një Xhevdet Çaner për të copëtuar Divjakën

Berisha: Rama ka gjetur një Xhevdet Çaner për të copëtuar Divjakën

123
0
Shares

Rama ka gjetur një Alabar tjetër, një Xhevdet Çaner, për të copëtuar pasurinë përrallore të Divjakës, tha sot kreu i PD, Sali Berisha ndërsa denoncoi një projekt për të urbanizuar kënetën e Karavastasë dhe Parkun me pisha të Divjakës.

“A e keni marrë vesh ju se Edi Rama po çon nesër në parlament ligjin, që u heq autoritetin institucioneve për mbrojtjen e zonave dhe për t’ia vendosur mëlçitë, ujkut të pangopur në qafë.
Për t’ia vendosur mëlçitë Edi Ramës.
Do të marrë vetë tani Këshilli Kombëtar i Territorit, zonat e mbrojtura.
Ka gjetur një Alabar tjetër, një Xhevdet Çaner, për të copëtuar Divjakën, pasurinë përrallore, Karavastanë.
Miqtë e mi, beteja është e shenjtë. Po mbroni ju pasuritë tuaja personale, por po mbroni pasuritë e shqiptarëve, të europianëve, të mbarë botës”, tha Berisha në protestën e sotme në Tiranë.

Ndërsa media sociale kan publikuar sot të dhëna rreth projektit.

“Pak kohë më parë, “Viceroy Research”, një kompani hulumtimi financiar publikoi dokumente dhe e cilësoi Cevdet Caner si bosin e fshehtë të një klani kleptokratik me ndikim në tregun e pasurive të paluajtshme në Gjermani. Ai vizitoi Shqipërinë verën e shkuar, përafërsisht në të njëjtën kohë kur në zyrat e administratës filloi të ngjizej idea e ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura. Përgatitja e “Kingcoast Divjaka” përfundoi pas disa muajsh dhe u përcoll e gatshme në tetor: nuk dihet ende se cilët janë porositësit këtu”, shkruan citizen chanel. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY