Berisha: Protestuesit më 20 shkurt do kenë në njërin krah të vërtetën,...

Berisha: Protestuesit më 20 shkurt do kenë në njërin krah të vërtetën, kurse në krahun tjetër bashkimin

48
0
Shares

Protestuesit më 20 shkurt do kenë në njërin krah të vërtetën, kurse në krahun tjetër bashkimin, tha Berisha një ditë para protestës së opozitës kundër qeverisë.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Çdo demokrat, çdo opozitar, çdo shqiptar që do shkelë në Tiranë më 20 shkurt, do marshojë bashkë me këto dy forca madhore krah tij.
Protestuesit më 20 shkurt do kenë në njërin krah të vërtetën, kurse në krahun tjetër bashkimin.
Më lejoni të përshëndes në emrin tuaj mijëra e mijëra qytetarë shqiptarë, që kanë ardhur dje dhe sot në Tiranë nga të katër anët e dheut për t’u bashkuar me ju nesër, ditën e fitores.
Unë gjithashtu dua të përshëndes mijëra e mijëra shqiptarë, që sot gjatë gjithë ditës nga të katër anët e Shqipërisë, kanë ardhur në Tiranë, të gatshëm për 20 shkurtin, ditën e ngadhënjimit të demokracisë, ditën e fitores të opozitës shqiptare.
Miqtë e mi, e vërteta dhe bashkimi janë dy forca që shumëfishojnë shqiptarët që do mbushin nesër sheshet dhe rrugët e Tiranës në këtë datë historike.
E vërteta dhe bashkimi janë dy forca që do e bëjnë më të rëndë hapin e çdo demokrati më 20 shkurt.
E vërteta dhe bashkimi janë dy forca që do bëjnë që zëri i protestuesve të depërtojë jo vetëm në veshët e topitur të shqiptarëve, por të depërtojë në zemrat e tyre, kudo që janë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY