Lajm i keq për mediat që transmetojnë më tik tok, Rama takon...

Lajm i keq për mediat që transmetojnë më tik tok, Rama takon drejtuesin e lartë të rrjetit social

190
0
Shares

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Gjermani ka pasur një takim sot në zyrat e Tik Tok ku ka pasur një takim me zv. Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë Theo Bertram.

Lajnin e ka bërë të ditur në një postim në rrjete sociale kreu i qeverisë.

“Në zyrat e Tik Tok me zv. Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë Theo Bertram, ku diskutuam me mirëkuptim të plotë për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online, si edhe u njohëm me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe. Ishte kënaqësi informimi mbi nivelin e lartë të vetëdijes së kolosit social Tik Tok, për rreziqet që i kanosen rrjeteve sociale dhe të investimeve të kompanisë në përballimin dhe shmangien e tyre”, shkruan Rama.

Lajmi se Rama takoi menaxherët e Tik Tok nuk është e qartë nëse është lajn i mirë apo i keq. Pas takimit që kishte vite më parë me drejtuesin e Facebook, ky rrjet social ka rritur censurën dhe ndëshkimin e mediave në Shqipëri. Tik-tok deri tani nuk ishte censuruar nga qeveria por mund të ndodhë oas këtij takimi.

Rama ndodhet në Mynih për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë të Mynihut. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY