1 minutë heshtje për Navalny tek protesta e opozitës tek shtëpia e...

1 minutë heshtje për Navalny tek protesta e opozitës tek shtëpia e Berishës

50
0
Shares

Protestuesit tek shtëpia e kreut të PD, Sali Berisha mbajtën 1 minutë heshtje për opozitarin e rrallë ndaj regjimit të Vladimir Putinit në Rusi, Aleksej Navalnyt.

“Në këtë fjalë dua të shpreh nderimin tim më të thellë për veprën e pavdekshme të disidentit, opozitarit të pamposhtur ndaj regjimit diktatorial, barbar të Vladimir Putinit, Aleksej Navalnyt.
Për çdo njeri që lufton për liri dhe dinjitet, Navaly do të mbetet frymëzimi i tij. Ai kaloi jo njëherë, por disa herë nga vdekja në vdekje dhe kurrë nuk pushoi së luftuari kundër diktatorit mizor dhe regjimit të tij.
Ndaj dhe ju ftoj ju luftëtarë të lirisë, ta nderojmë me 1 minutë heshtje këtë luftëtarë të lirisë, frymëzim për të gjithë ata që luftojnë kundër diktaturave, regjimeve putiniste kudo që ndodhen”, deklaroi kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY