Gazment Bardhi: Një ditë e mirë për opozitën, të vendosur për t’u...

Gazment Bardhi: Një ditë e mirë për opozitën, të vendosur për t’u përballur me regjimin e korruptuar

64
0
Shares

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, dhe Sekretari i Pergjithshem Flamur Noka, morën pjesë ne tryezën ku u formalizua federata Opozitare. Gazment Bardhi e cilëson këtë si një moment që tregon vendosmërinë për t’u përballur me regjimin e korruptuar dhe të kriminalizuar të Edi Ramës, dhe që i jep më shumë zë popullit opozitar.

“Sot është një tjetër ditë e mirë për Opozitën dhe rrjedhimisht për Shqipërinë!

Institucionalizimi i Federatës së Opozitës së Bashkuar dhe rikonfirmimi tashmë i koordinuar mbi vendosmërinë për t’u përballur me regjimin e korruptuar dhe të kriminalizuar të Edi Ramës, i jep më shumë zë popullit opozitar. Të gjithë bashkë do të jemi edhe më shumë në protestën kundër keqqeverisjes së Edi Ramës, më 20 Shkurt, ora 17.30 përpara Kryeministrisë.

Edi Rama gjatë qeverisjes së tij e ka shndërruar Shqipërinë në vendin e pamundësive për shqiptarët e ndershëm dhe po detyron rininë të braktisë vendin për shkak të pamundësive ekonomike. Kjo kërkon bashkim të forcave, si pikënisja e një rrugtimi jo të lehtë për të ndërtuar alternativën që presin shqiptarët prej kohësh”, poston në rrjete sociale kreu i grupit demokrat, Gazment Bardhi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY