‘Elektra’ 3 ditë në Durrës për ‘tu hakmarrë për babain”, siç e...

‘Elektra’ 3 ditë në Durrës për ‘tu hakmarrë për babain”, siç e ka treguar Sofokliu

147
0
Shares

Për 3 netë me rradhë, më 2,3 dhe 4 shkurt do të shfaqet në Teatrin e Durrësit, “Elektra” e Sofokliut e ngarkuar me rrufe emocionale.

Shfaqja fillon në orën 19.00 ndërsa luajnë aktorët Laura Nezha, Alert Çeloaliaj, Gladiola Harizaj, Denisa Demaj, Engjëll Hoxha, Gert Ferra, Kevin Rrapaj, Medi Gurra, Asiana Koka, Melisa Manuka, Suela Prendi, Greta Baci.

“Elektra” e teatrit Shëtitës “Çajupi” është një shfaqje sipas tekstit të Sofokliut. Ajo na tregon historinë e Elektrës, fëmijë i etur dhe paduruar, e cila kërkon hakmarrje për vrasjen e babait të saj. Përmes temave të drejtësisë, familjes dhe hakmarrjes, shfaqja eksploron pasojat e zemërimit të pakontrolluar dhe fuqinë e faljes.

Shfaqja është një tërbim emocional dhe fizik. Moderniteti vjen jo nga teknologjia e lartë, por nga primitiviteti ekstrem dhe ambicioz. Trupa e shkëlqyer e aktorëve sjellin një magji të konsiderushme dhe elektrizuese.

Shfaqja do të lëvizë nëpër rrugën Egnatia që lidhte Romën me Lindjen. Do të fillojë me Durrësin si porta hyrëse e rrugës Egnatia dhe do të mbarojë me Kostandinopojën. Shfaqja do të jepet edhe në qytet Selanik e Athinë. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY