Protestë në sheshin Skënderbej në Tiranë: Bashkë kundër korrupsionit!

Protestë në sheshin Skënderbej në Tiranë: Bashkë kundër korrupsionit!

89
0
Shares

Qindra qytetarë të Tiranës iu përgjigjën thirrjes së Lëvizjes Bashkë për të protestuar kundër korrupsionit sot në sheshin Skënderbej pranë të cilit janë edhe foletë më të mëdha të korrupsionit dhe pastrimit të parave në vend dhe Evropë; bashkia e Tiranës dhe disa prej kullave me paratë e zeza.

Mes protestuesve janë të rinj, të moshuar, punëtorë e profesionistë, njerëz të punëve e profesioneve të ndryshme.

Qytetarët e shumtë që morën fjalën ngritën probleme të jetës së përditshme, nga minatorët që kërkojnë statusin te studentët që vuajnë nga mungesa e perspektivës.

“Kjo protestë u bojkotua masivisht nga media. Vetëm dy televizione e pasqyruan pjesërisht protestën tonë, ndonëse sot nuk ka pasur asnjë aktivitet tjetër politik. Kjo tregon se protesta jonë ka prekur nervat e sistemit oligarkik dhe krimit të organizuar”, thuhet në një njoftim të Lëvizjes Bashkë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY