“Basha Ia lehtësoi Ramës zëvendësimin e shtetit ligjor me narkoshtetin”

“Basha Ia lehtësoi Ramës zëvendësimin e shtetit ligjor me narkoshtetin”

73
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi sot deputetin dhe ish kryetarin e PD, Lulzim Basha se ai ia lehtësoi Edi Ramës operacionin makabër të zëvendësimit të shtetit ligjor me narkoshtetin.

“Dua të them edhe dy fjalë miqtë e mi!
Në gjithë këtë dramë, diktaturën nuk e sollët ju, përkundrazi ju jeni burra dhe gra që gjatë këtyre 10 viteve, mbështetët me të gjithë forcën tuaj, me të gjithë energjitë, idealet, mundësitë tuaja, pluralizmin, votën e lirë, vlerat e vërteta të një shoqërie të lirë. Mbështetët interesin kombëtar.
Por nuk mund të mohohet se drejtimi juaj, se ai që sot kyçet në pazare të përnatshme me Edi Ramën, dënoi PD-në me qëndrime që ajo kurrë nuk do mund t’i merrte. Me qëndrimet, të cilat e lehtësuan Edi Ramën në operacionin e tij makabër të zëvendësimit të shtetit ligjor me narkoshtetin.
Operacione të cilat zhdukën besimin e shqiptarëve se Shqipëria mund të bëhet.
Në këtë kontekst, është në detyrën e çdo demokrati, të shumëfishojë përpjekjet, të dalë në ballë të betejës, t’u rikthejmë shqiptarëve të drejtën e votës së lirë. Të çojmë Shqipërinë drejt fitores.
Ne kemi përpara njeriun më të diskriminuar.
Kemi përpara kryeministrin më të korruptuar të Europës.
Kemi përpara kreun e organizatës më të shëmtuar kriminale.
Kemi përpara ortakun e McGonigalit, ortakun e Pëllumb Gjokës, ortakun e Behar Bajrit”, tha ndër të tjera Berisha gjatë protestës së mbajtur para shtëpisë së tij. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY