Princi Leka bën zyrtare ndarjen nga aktorja e njohur Elia Zaharia

Princi Leka bën zyrtare ndarjen nga aktorja e njohur Elia Zaharia

219
0
Shares
Photo shooting of Prince Leka II of the Albanians and his fiancee Elia Zaharia- 25 & 26/03/16 © David Nivière 2016 All Rights Reserved

Princ Leka i ka dhënë fund zyrtarisht martesës me Elia Zaharia, me të cilën jeton prej vitesh dhe kanë edhe një vajzë, Princeshën Xheraldinë.

Princi thekson përmes një postimi në rrjete sociale se mirëqenia e vajzës së tyre do të mbetet në qendër të vëmendjes.

Postimi i Oborrit Mbretëror:
Përshëndetje miq dhe dashamirës,

Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fund.

Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kane parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore.

Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të përbëjnë bazën e marrëdhënies në vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LSM Princeshës Geraldinë!!

Mirëqenia shpirtërore dhe fizike e vajzës, LSM Princeshë Geraldinës, do mbetet në qendër të vëmendjes së tyre, të përkushtuar për të siguruar një jetë të lumtur dhe të sigurt për Geraldinën.

LTM Princ Leka Il nuk do të bëjë deklarata apo komente të mëtejshme dhe kërkon që të respektohet e drejta për privatësi lidhur me këtë çështje. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY