Manipulimi publik i Bashës, ambasada e SHBA dhe BE mohojnë të kenë...

Manipulimi publik i Bashës, ambasada e SHBA dhe BE mohojnë të kenë negocuar për reformën zgjedhore

50
0
Shares

Reforma Zgjedhore e bllokuar prej një viti pritet të nisë nga puna këtë fundjavë ndërkohë që edhe Ambasada amerikane ka mohuar të jetë përfshirë në negociata për këtë çështje siç tha dje për mediat Lulzim Basha.

“Si pjesë e angazhimit tonë normal diplomatik me anëtarë të parlamentit, Ambasada e SHBA takohet rregullisht me kryetarë, bashkëkryetarë dhe anëtarë të komisioneve të ndryshme parlamentare, përfshi Komisionin për Reformën Zgjedhore. Takimet nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi. Interesi ynë mbetet për qeverisje të efektshme dhe përfaqësuese për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe mirëpresim idetë e të gjitha partive të përgjegjshme për këtë qëllim”, bën të ditur ambasada e SHBA.

Pak më herët edhe ambasada e BE deklaroi se nuk ishte përfshirë në negociata.

“Në përgjigje të raportimeve që qarkullojnë në media, dëshirojmë të sqarojmë se ndërkohë që BE-ja nuk është e përfshirë në asnjë ndërmjetësim, qëndrimi ynë mbetet i njëjtë: vazhdojmë të theksojmë nevojën për të ndjekur rekomandimet e OSBE/ODIHR. Siç e kemi thënë edhe më parë, përfshirë edhe Raportin e vitit 2023 për Shqipërinë, reforma zgjedhore kërkon dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës të të gjitha palëve”, bëri të dituar ambasada e BE në Tiranë. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY