Berisha u bën thirrje intelektualëve, biznesit dhe fermerëve: Të ngrihemi kundër këtij...

Berisha u bën thirrje intelektualëve, biznesit dhe fermerëve: Të ngrihemi kundër këtij regjimi që po vjedh shqiptarët

65
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha u bëri thirrje sonte intelektualëve, biznesit dhe fermerëve që të ngrihen kundër këtij regjimi që po vjedh shqiptarët.

“Ju bëj një thirrje miqësore mbarë intelektualëve shqiptarë: ngrihuni sot më shumë se kurrë. Për intelektualin i cili ka për busull të vërtetën, kjo është ora e të vërtetës.
Kjo është ora e të vërtetës supreme, në të cilën beteja është për shpëtimin e atyre të vërtetave që janë më të shtrenjta për çdo njeri, për shpëtimin e atyre të vërtetave që janë më të shtrenjtat për çdo shoqëri, për çdo komb, për çdo vend.
Dhe këto të vërteta janë të vërtetat e lirisë, e dinjitetit njerëzor, të vërtetat e shtetit ligjor, të vërtetat e një rendi demokratik, e pluralizmit politik.
Intelektualë dhe intelektuale, sot kudo që jeni, në Shqipëri dhe larg saj, vendi juaj u thërret, kombi juaj u thërret si luftëtarë të vërtetave, të dilni në betejë pa kthim, sepse kjo betejë është vendimtarë për shpëtimin e Shqipërisë, për shpëtimin e kombit shqiptar, që në fakt ndodhet sot në ditën më të vështirë nga pushtuesi më i egër, më shfarosës që ai ka njohur në histori, Edi Rama dhe narkoshteti i tij.
Një thirrje kam për të gjithë bizneset e vendit. Ju që jetoni çdo ditë në terrorin e taksidarëve patronazhistë, e gjobave dhe ryshfeteve të tyre, ngrihuni t’i japim fund këtij tmerri pa fund për ju dhe të dalim në rrugën e ligjit, të drejtësisë, të barazisë.
Nuk ka paqe mbi krimin, nuk ka paqe mbi dhunimin e ligjit. Qepenat tuaj duhet t’i shndërroni në mjete të fuqishme, në armë kundër armikut të përbashkët, Edi Rama.
Në emër tuaj, u bëj një thirrje vëllazërore mbarë fermerëve të Shqipërisë, ju të cilët jeni fermerët më të diskriminuar në Europë, jeni qytetarët më të përçmuar të këtij vendi, jeni familjet më të ndëshkuara të Shqipërisë, ngrihuni të përmbysim këtë regjim, armik i egër i qenies suaj”, deklaroi Berisha.

Berisha tha se duhet të përmbysim këtë regjim që po shfaros, po shkatërron qindra e mijëra ferma çdo ditë. Po shndërron fshatin, fermat tuaja në një shkretëtirë, në një zbrazëtirë të vërtetë.

“Ngrihuni se në këtë mënyrë ju mbroni jo vetëm fermat tuaja, por mbroni Shqipërinë që në shekuj e shekuj e keni sjellë mbi supe së bashku me qytetarët e tjerë me besimin e madh se do e çoni në Europë dhe nuk do e lini në kthetrat e një armiku të qenies së shqiptarëve”, deklaroi Berisha gjatë fjalës së tij. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY