Qeveria jep 200 milionë për skuadrën kombëtare

Qeveria jep 200 milionë për skuadrën kombëtare

219
0
Shares
Qeveria vendosi sot të mbështesë skuadrën tonë kombëtare me 200 milionë lekë pas kualifikimot të saj në finalet e Evropianit 2023.
Këshilli i Ministrave vendosi:
1. Financimin, në masën 200 000 000(dyqind milionë) lekë, të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), për mbështetjen e Ekipit Kombëtar të Futbollit, në kuadër të UEFA EURO 2024.
2. Fondi i përcaktuar, sipas pikës 1, të këtij vendimi, transferohet në llogarinë e FSHF-së në bankën e nivelit të dytë “Union Bank”, sh.a., me numër                     llogarie 111141628020115, dhe përballohet nga buxheti i miratuar për                vitin 2023 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, përkatësisht, në llogarinë ekonomike 604 “Transferta të brendshme”, në programin buxhetor 08140 “Zhvillimi i sportit”.
3. FSHF-ja, brenda muajit mars 2024, paraqet në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dokumentacionin justifikues/transfertat bankare për shpërndarjen e fondit sipas veprimtarisë për të cilën do të përdoret ky fond.
4. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Federata Shqiptare e Futbollit për zbatimin e këtij vendimi. r.s

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY