Qëllohet me armë në Kurbin. Ngjarja në lokal

Qëllohet me armë në Kurbin. Ngjarja në lokal

156
0
Shares

Në Malbardhë në një lokal dyshohet se si pasojë e një konflikti të nisur më parë shtetasi A. Sh, ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë duke plagosur shtetasin F. L, me të cilin kishte konflikt.

Shtetasi F. L, është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, i cili paraprakisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë Kurbin, të DVP Lezhë dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit dhe të dy shtetasve të tjerë E. L dhe P. L., të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY