Vrasja masive në Pragë, çfarë shkruante autori 24 vjeçar në rrjete sociale

Vrasja masive në Pragë, çfarë shkruante autori 24 vjeçar në rrjete sociale

232
0
Shares

15 persona u qëlluan për vdekje, më shumë se 30 të tjerë u plagosën nga një sulm me armë sot në Universitetin Charles në qendër të Pragës.

Disa studentë dolën nga dritaret dhe u ulën në parvaz, por njëra nga vajzat nuk mundi të mbahej dhe ra, duke u bërë viktima e katërt e sulmit, raportojnë mediat lokale.

Edhe autori i sulmit qëlloi veten kur në vendngjarje mbërriti policia.

David Kozak, autori 24 vjeçar i masakrës ka publikuar një mesazh që ka qarkulluar në mediat çeke ku paralajmëron një sulm prej tij ndaj një institucioni arsimor. “Dua të sulmoj një shkollë dhe ndoshta të vras ​​veten. Alina Afanaskina më ndihmoi. Gjithmonë kam dashur të vras, kam menduar se në të ardhmen do të bëhem maniak. Ishte më fitimprurëse sulmi masiv sesa brezi. U ula, prita, pata ëndërr”, dyshohet se ka shkruar ai ndër të tjera.

Alina është sulmuesja 14-vjeçare e cila më 7 dhjetor 2023 sulmoi dhe qëlloi në një shkollë në Bryansk të Rusisë, ku dy nxënës u vranë dhe 5 të tjerë u plagosën përpara se ajo të vriste veten.

Ministri i Brendshëm Vit Rakusan i tha televizionit shtetëror se asnjë sulmues tjetër i armatosur nuk ishte konfirmuar dhe u bëri thirrje njerëzve të ndiqnin udhëzimet e policisë.

Administrata e Universitetit në momentin e sulmit i bënë thirrje stafit “të mos lëvizin”. “Mos shkoni askund, nëse jeni në zyra, mbyllni ato dhe vendosni mobilje para derës, fikni dritat”, thuhej në email.r.r

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY