Burgu i Fierit shkëlqen nga banorët e rinj, elita e Durrësit zhvendoset...

Burgu i Fierit shkëlqen nga banorët e rinj, elita e Durrësit zhvendoset më në jug

223
0
Shares

10 ish-zyrtarë, të cilët qëndronin në ambientet e burgut të Durrësit u transferuan në qelitë e paraburgimit në Fier si pjesë e planit të masave për forcimin e sigurisë në burgje, pas ngjarjes së rëndë në Institucionin e Vuajtjes së Dënimit në Peqin.

Edhe pse drejtoria e Burgjeve konfirmon lëvizjen për shkak të masave preventive, ajo tjekson se nuk ka pasur informacione në lidhje me ndonjë rrezik të mundshëm në këto qeli.

Në Fier u transferuan ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako, të dy të hetuar për dosjet e inceneratorëve, ish-kryebashkiakët, Vangjush Dako, Safet Gjici dhe Fran Tuci, të cilët janë në qeli për dyshimet e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, Fredi Beleri, ndaj të cilit rëndon akuza e korrupsionit zgjedhor, ish-policët, Oltion Bistri, Dedan Gjoni apo edhe ish-prokurori Xhevahir Lita. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY