Shqiptari i pamëshirshëm, dyshohet se qëlloi 7 herë me thikë italianen 27...

Shqiptari i pamëshirshëm, dyshohet se qëlloi 7 herë me thikë italianen 27 vjeçe

103
0
Shares

Vanessa Ballan, 27 vjeçe, italiane humbi jetën sot pasi u godit me thikë në hyrje të shtëpisë së saj në provincën e Trevisos.

Policia po kërkon 41-vjeçarin Bujar Fandaj nga Kosova i cili banon në qytetin e afërt Altivole pasi Balian e kishte denoncuar të dyshuarin në polici për përndjekje, shkruajnë mediat italiane.

Burimet thanë se bashkëshorti i viktimës e ka gjetur dhe ka dhënë alarmin. I dyshuari mendohet se ka ikur në këmbë

Në trupin e viktimës, u konstatuan plagë të ndryshme me thikë, të paktën shtatë në pjesën e gjoksit ndërsa dyshohet se gruaja ishte rrahur para se të vritej.

Gruaja ishte 3 muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, ndërsa i pari është 4 vjeç. Ajo ishte e martuar që nga viti 2013 me një italian. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY