Autoriteti i dosjeve, drejt platformës “Të mësojmë për të kaluarën ’44-91- ...

Autoriteti i dosjeve, drejt platformës “Të mësojmë për të kaluarën ’44-91- Burime të hapura arsimore”

129
0
Shares

Përdorimi i dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit për mësimin e historisë së regjimit totalitar po theksohet si një aspekt shumë i rëndësishëm në edukimin për demokraci në shkollë.

Në këtë qasje nisi sot, në Tiranë, një seminar dy ditor me iniciativën e Autoritetit për Informim mbi Dokumente tëish-Sigurimit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe të Sporteve dhe me mbështetjen e Departamentit tëArsimit të Këshillit të Europës. Të pranishëm në ekspertë ndërkombëtar dhe vendas të historisë dhe arsimit.

Znj. Gulia Re, kreu i Këshillit të Europës në Tiranë, tha se : ‘Ky seminar ndërkombëtar, është një hap drejt shërimit, të kuptuarit dhe përgatitjes së fëmijëve për një të ardhme ku e kaluara nuk është burim ndarjeje, por një themel për unitet dhe përparim. Ftojmë edukatorët, studentët, prindërit dhe të gjithë anëtarët e komunitetit tonë që të angazhohen në këtë iniciativë në mënyrë aktive, të kontribuojnë me zërat dhe përpjekjet e tyre dhe të bashkohen në këtë përpjekje të rëndësishme”

Znj. Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit në fjalën e hapjes tha se: “Ky është një seminar ndërkombëtar, shumëpremtues. Synimi është  të institucionalizojmë “Të mësojmë për të kaluarën ’44-91- Burime të hapura arsimore” që AIDSSH ka nisur me Ministrinë e Arsimit, duke u informuar nga praktikat më të mira të vendeve qëvuajtën nga historia, në përdorimin e dokumentave sekrete e historike.  

Kjo platformë do të vihet në shërbimin të fëmijëve tëmoshave të ndryshme, të cilët në mënyrë aktive të nxënëhistorinë bashkëkohore të Europes dhe Shqipërisë tëbazuar në burime të vlefshme, të vlerësojnë kostot e sistemeve totalitare tek individët dhe shoqëria.

Produkti final i tij parashikohet të jenë së pari, hapat qëdo ndiqen nga AIDSSH-ja e  institucionet partnere së dyti produktet dhe rezultatet e tyre finale, me qëllim qëmësuesit e historisë, gjuhë-letërisë, qytetarisë, filozofise, të mund të aftësohen në mësimdhenien e historisë, përmes burimeve të hapura arkivore e bibliografike, përmes njëprogrami të mirëpërcaktuar mësimor, jashtëkurrikular dhe  jashtëshkollor.

Znj. Nina Guga, Zv.Ministre e Arsimit dhe Sportit tha se : Qëllimi ynë përfundimtar është përgatitja graduale e shkollave me historinë e pashkruar të veprimtarisë së ish Sigurimit të Shtetit. Për ta arritur këtë qëllim, kemi në plan integrimin e kësaj historie në programe mësimore dhe tekste shkollore. Besojmë se njohja e kësaj periudhe është thelbësore për ndërgjegjësimin e qytetarëve të sëardhmes dhe për parandalimin e përsëritjes së krimevesë kaluarës.

Përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, mësimi dhe ruajtja në kujtesë janë pjesë integrale e projekteve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen në kuadër të këtij projekti. Një rëndësi e veçantë i kushtohet projekteve dhe veprimtarive praktike, duke përfshirë punën e nxënësve si historianë, të cilët do të kërkojnë, analizojnë dhe interpretojnë ngjarjet dhe figurat historike.

Z. Villano Qiriazi, kreu i Departamentit të Arsimit, Këshilli i Evropës tha se : « Ky seminar është gjithashtu një demonstrim i bashkëpunimit dhe partneritetit me aktorët dhe rolet kombëtare dhe ndërkombëtare në arsimin formal dhe joformal.

Muzetë dhe arkivat luajnë një rol vendimtar në ruajtjen e artefakteve dhe dokumenteve historike. Ata janë rojet e së shkuarës sonë dhe ofrojnë lidhje të prekshme me ngjarjet dhe përvojat e diktaturës.

Puna me këto institucione sjell autenticitet dhe thellësi në përvojën arsimore, duke i lejuar studentët të angazhohen drejtpërdrejt me burimet kryesore, artefaktet dhe historitë individuale. Ky angazhim është thelbësor për zhvillimin e një kuptimi më të thellë dhe më empatik të historisë.”

Ish-Sigurimi i Shtetit ishte përgjegjës për përndjekjen e qytetarëve duke shtypur debatin intelektual duke asgjësuar personalitete të shquara në vendi. Të mësuarit tëhistorive të tilla mbart potencialin e madh për të forcuar vlerësimin e nxënësve për demokracinë dhe për respektimin e të drejtave të njeriut, duke i emancipuar ata si qytetarë demokratikë aktivë dhe kritikë.

Akademikët ndërkombëtar dhe ekpertët vendas të arsimit trajtuan tema të tilla si: Ekspozimi i mekanizmave të sundimit totalitar. Kuptimi i historisë përmes dosjeve të policive sekrete; E Drejta e Informimit mbi Aksesin në Dokumente Historike; Dosjet e Sigurimit të Shtetit: Dokumentet e pazbuluara të Historisë Shqiptare; Ndikimet ligjore dhe etike të përdorimit të dosjeve të policisë sekrete për qëllime pedagogjike; Integrimi i mësimdhënies për regjimet totalitare në kurrikula dhe materiale mësimore të historisë: Mundësitë dhe sfidat;Përdorimi i Multimedias dhe teknologjisë në mësimdhënien e Historisë së policisë sekrete. Përvojat e realitetit virtual. Historitë digjitale dhe dosjet e policisë sekrete.

Dita e parë u mbyll me tryezën e rrubullakët:Qasja e represionit në regjimet totalitare në klasën e historisë – Pedagogji dhe Praktika, pjesë e së cilët u bënë edhe mësuesit e historisë.

Rezultatet e këtij seminari do të jenë pjesë e platformës “Të mësojmë për të kaluarën ’44-91- Burime të hapura arsimore” dhe do të ndihmojnë mësuesit dhe grupet e interesit të mësojnë për të kaluarën, duke kontribuar në procesin e ndërtimit të besimit në Shqipëri pas rënies së komunizmit.

Aktiviteti u mbështet nga Departamenti i Arsimit iKëshillit të Europës, dhe u organizua në bashkëpunimin me KiE, në kuadër të projektit “Forcimi i edukimit për qytetari demokratike në Shqipëri”, financuar nga SIDA. m.d

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY