Rama bën një tjetër mbrëmje për të lyer buzët me të kuq,...

Rama bën një tjetër mbrëmje për të lyer buzët me të kuq, kësaj here mbrëmje antiPisa

93
0
Shares

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë pasdite shfaqjen e rrafhës si reagim i kundërt me përfundimet e ndërkombëtarëve, duke organizuar një antiPisa në zyrën e tij me nxënës të shkollave të mesme.

Pak ditë parë sondazhi i Pisa arriti në përfundimin se adoleshentët shqiptatë, pikërisht ata që ishin 5 vjeç kur Rama erdhi në pushtet janë më keq se analfabetë funksionalë.

Për të zbehur këtë rezultat të rëndë, Rama bëri një festë tjetër të ngjashme me atë të zyrtarëve të përfshirë në negociatat me BE pasi Shqipërisë iu refuzua hapja e negociatave për grupin e parë të kapitujve.

Nxënësit ekselentë që përfunduan ciklin e mesëm të studimeve me dhjetë absolute u nderuan sot me medaljet e arta për arritjet e shkëlqyera në mësime, në një ceremoni të organizuar enkas në Sallën e Hartave në Kryeministri, ku u mikpritën nga Kryeministri Edi Rama, me pjesëmarrjen e Ministres së Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, Ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, si dhe drejtues  e mësues të shkollave ku ata mësojnë.

Kryeministri Rama iu dorëzoi nxënësve medaljet e arta, ndërsa theksoi se “Medalja e artë është gjëja më e jashtëzakonshme qëju mund të çonit në shtëpi për prindërit tuaj. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY