BERAT/ Në Ditën Kombëtare të Rinisë aktivitete kulturore për bashkëpunimin rajonal

BERAT/ Në Ditën Kombëtare të Rinisë aktivitete kulturore për bashkëpunimin rajonal

128
0
Shares

Në Ditën Kombëtare të Rinisë, 8 Dhjetor, Qendra ABC Tirana Club organizoi tre aktivitete në qytetin e Beratit, në kuadër të projektit FQINJËT, Edicioni 5, duke bashkëpunuar me Bashkinë dhe me Shkollën e Mesme të Bashkuar Artistike “Ajet Xhindole”.

Në Qendrën Rinore të Beratit u zhvillua workshopi titulluar “Arti, teknologjia dhe refuzimi i gjuhës së urrejtjes”, me pjesëmarrjen e talenteve të reja nga territori i Bashkisë, apo dhe artistëve të ftuar nga vendet fqinje, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut,

Pjesëmarrësit diskutuan mbi ndikimin e zhvillimit teknologjik dhe përhapjes së internetit gjatë procesit të krijimit artistik dhe performancave, por dhe mbi kujdesin ndaj keqpërdorimit të hapësirës virtuale në përhapjen e gjuhës së urrejtjes, diskriminimit në çdo formë etj.

Nxënësit e arteve pamore të Shkollës së Mesme të Bashkuar Artistike “Ajet Xhindole” prezantuan më pas në hollin e Qendrës Kulturore të qytetit një kolazh punimesh nën temën “JO gjuhës së urrejtjes – PRO tolerancës dhe mirëkuptimit”. Autorët treguan për të pranishmit mbi fabulën e punimit, si dhe teknikat e përdorura.

Aktiviteti i tretë ishte koncerti pianistik FQINJËT, ku interpretuan studentët Eleonida ELEZI, nga Kosova; Iva IVANOVIĆ nga Mali i Zi; Marija STOJANOVA nga Maqedonia e Veriut dhe Emirhan LATO e Ami MUKA nga Shqipëria.

Artistët e rinj kishin zgjedhur pjesë nga kompozitorët më të mirë evropianë, si dhe nga vendet e rajonit, si një përpjekje për shkëmbimin kulturor dhe njohjen më të mirë të njeri- tjetrit.

Projekti rinor FQINJËT ka zhvilluar prej vitit 2019 katër Edicione, si një sinergji artistike mes talenteve të reja nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Projekti ka synuar dhe synon edukimin kulturor, duke kombinuar harmoninë e tingujve me mesazhet për aspekte të rëndësishme të zhvillimit në shoqëritë tona, për të forcuar urat e komunikimit dhe kooperimit, sidomos mes të rinjve.

Ky edicion i pestë i FQINJËT, u mbështet nga UNDP dhe UNFPA në Shqipëri, të cilët po zbatojnë projektin rajonal “Të rinjtë për përfshirje, barazi dhe besim”; me financim të Fondit për Paqen të Sekretarit të Pëgjithshëm të OKB-së, në kuadër të të cilit mbështetet dhe ky edicion.

FQINJËT, sikurse edhe projekti i agjencive të OKB-së, synon përafrimin e të rinjve të Ballkanit Perëndimor përmes artit, sportit, gazetarisë, inovacionit etj, në mënyrë që ata të lënë pas narrativat përçarëse, pasojë e luftrave dhe tensioneve që ka përjetuar dhe përjeton rajoni ynë, duke ndërtuar kështu një të ardhme të përbashkët në paqe dhe mirëkuptim.

ABC Tirana Club me FQINJËT, Edicioni 5, ishte ndër projektet fitues të Thirrjes nr 3, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Drejtuesi i ABC Tirana Club, Johan MUKA, u shpreh gjatë aktiviteteve se qëllimin e kemi që “FQINJËT të vijojë udhëtimin në çdo zonë të Shqipërisë, duke krijuar stacione dinamike kulturore, mbi të gjitha mes të rinjve”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY