Gjykata e Lartë drejt vendimit për logon e PD

Gjykata e Lartë drejt vendimit për logon e PD

158
0
Shares

Gjykata e Lartë pritet të marrë një vendim për vulës dhe logos së Partisë Demokratike. Vendimi pritet të merret më 27 dhjetor pasi trupa gjykuese do të shqyrtojë ankesat.

PD, Rithemelimi bëri rekurs vendimit të Apelit që  kërkoi rikthimin në shkallën e parë të çështjes së logos së PD.

Vendimi i parë për logon dhe vulën e PD-së u morr nga gjykatësi i Tiranës, Agron Zhukri në 25 mars 2022. Ai e konsideroi të ligjshëm kuvendin që ish-kryeministri Sali Berisha mbajti në 11 Dhjetor 2021.

Ky vendim u apelua në Gjykatën e Apelit nga grupimi i Enkelejd Alibeaj, i komanduar në atë kohë në krye të partisë nga Lulzim Basha. Në 3 mars të këtij viti, Gjykata e Apelit të Tiranës vendosi që të rikthejë çështjen në Shkallën e Parë.

Ashtu si Apeli edhe Gjykata e Lartë ka shkelur ligjin për partitë politike që i detyron gjykatat të shqyrtojë çështje të tilla brenda 30 ditëve. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY