“Qyteti im evropian” – Ekspozitë e talenteve të reja në Bashkinë e...

“Qyteti im evropian” – Ekspozitë e talenteve të reja në Bashkinë e Matit

67
0
Shares

Sot në mjediset e Muzeut Historik në Mat u hap ekspozita “Qyteti im Evropian”, me punimet në pikturë të 40 talenteve të reja nga shkollat 9-vjeçare “Mustafa Gjestila”, “31 Korriku” dhe “Ilia Qiqi” në qytetin e Burrelit, si dhe nga shkollat “26 Korriku” Bruç, “Abdyrrahman Përmeti” Lis, “Ali Xhetani” Zenisht, “Ibrahim Tema” Kurdari dhe shkolla në Gurrën e Madhe. Autorët punuan nën kujdesin e piktorit matjan Alfred Stafasani.

Ekspozita e organizuar nga ABC Tirana Club është pjesë e Edicionit të Katërt të projektit “Qyteti im Evropian”, që më herët është zhvilluar në Tiranë dhe Korçë. Mbështetës i këtij Edicioni është Agjencia Kombëtare dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët. ABC Tirana Club kooperoi për hapjen e ekspozitës dhe me Bashkinë e Matit.
Për organizatorët “Qyteti im Evropian” do të funksionojë në çdo cep të Shqipërisë. Aty ku ka talente, aty ku ka të rinj që kanë ide kreative, por dhe që duan të jenë proaktivë në çështjet e komunitetit.

Qëllimi projektit është nxitja e talentit krijues dhe shprehitë artistike mes talenteve, përmes realizimit të punimeve në pikturë (vizatime, grafika, akuarele, punime me bojra etj), mbi atë se si ata e mendojnë dhe e perceptojnë qytetin e tyre ideal. Si e mendojnë dhe perceptojnë qytetin me mjedise më të jetueshme, me mjedise më të gjelbërta, me hapësira më të bollshme, ku ata mund të luajnë, të argëtohen, pra ta kalojnë sa më mirë kohën e lirë me bashkëmoshtarët e tyre, por dhe me gjeneratat e tjera.

Bashkimi në një ekspozitë krijuese është po ashtu dhe një hapësirë e lirë dhe e sinqertë diskutimi se si ata e kuptojnë zhvillimin e qëndrueshëm urban, planifikimin, ndotjen e mjedisit, ngrohjen globale e ndryshimet klimatike, ruajtjen e vlerave të trashëgimisë etj. Pra, “Qyteti im Evropian” është një kombinimi i angazhimit kreativ artistik me ndërveprimin social.

Objektiva kryesore të “Qyteti im Evropian” janë:
-të gjallërojë më shumë jetën kreative artistike mes talenteve të reja, por dhe publikut të interesuar;
-t’u japë kurajo atyre që, krahas aksesit të prezantimit krijues në publik, edhe zëri i tyre të dëgjohet më shumë në problematikat e komunitetit.
-t’i sensiblizojë informojë dhe edukojë të rinjtë për vlerat evropiane, për arritjen e standardeve të shoqërive të shteteve anëtare të BE-së, si dhe për rëndësinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Është planifikuar që ekspozita e talenteve të reja nga Mati të hapet dhe në Tiranë, në kuadër të Javës së Evropës 2023, që punimet e tyre të bëhen prezente dhe për bashkëmoshtarët e tyre në kryeqytet, për artdashësit, median, organizatat joqeveritare, institucionet publike dhe private. a.m

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY