U qëllua nga i zoti i shtëpisë, vdes hajduti që po vidhte...

U qëllua nga i zoti i shtëpisë, vdes hajduti që po vidhte në Kuçovë

25
0
Shares

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë, bënë ndalimin e shtetasit B.Sh, 22 vjeç, banues në Kuçovë.

Në datën 26.02.2023, gjatë natës në banesën e tij është futur për të vjedhur, shtetasi L.B, i cili u konstatua nga pronari i shtëpisë, shtetasi B.Sh, me të cilin më pas u konfliktuan.

Gjatë konfliktit mbeti i dëmtuar shtetasi L.B, i cili ndodhej në spital për ndihmë mjeksore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ndërroi jetë në spital sot më datë 04.03.2023.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY