ARTAN FUGA/ Neuroza në politikë

ARTAN FUGA/ Neuroza në politikë

16
0
Shares

Nga Artan Fuga (Marrë nga faqja e tij në Facebook)

Sipas psikanalizës, neuroza, thënë thjesht, është një traumë psiqike që e trondit ndërgjegjen dhe gjithë qënien e njeriut, por ky i fundit nuk ka fuqinë mentale t’ja thotë as vetes dhe as të tjerëve.
Neuroza trondit sepse njeriu ndjen presionin e saj, por i shmanget t’a ndërgjegjësojë, ta thotë, t’ja thotë vetes.
Mekanizma ndalues, inhibitorë, hyjnë në veprim.
Sikurse thotë për dikë : ai që ndërroi jetë, i ndjeri, i ikuri në parajsë, rahmetlliu, ai që na la, por nuk i thotë i vdekuri.
Metafora i zë vendin realitetit.
Edhe në politikë anatemohen spaku, sorosi, bermuda, që janë metafora, por që në fakt i vijnë rrotull “neurozës” që shqetëson. Përpëlitet politika në mosthënien e traumës që përjeton!
Kjo mosthënie, ky mosemërtim, vjen sepse fjala edhe do të çlirohet se ndryshe vuan, edhe nuk çlirohet dot sepse kjo sjell vuajtje.

Gjuha politike thotë atë që nuk është që të mundi të mosthotë atë që është.

Kjo është neuroza në politikë që e bën të gjithë kombin viktimë neurozash!

Nuk e di e kuptojnë analistët këtë! Këtë pra : neurozën në politikë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY