Kush ishte personi me 6 milionë euro në valixhe, Berisha flet pas...

Kush ishte personi me 6 milionë euro në valixhe, Berisha flet pas hetimit që ka nisur SPAK për privatizimin e CEZ

101
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar një natë më parë gjatë një interviste nën mcn tv, hetimin që SPAK ka hapur mbi çështjen e CEZ.

Kjo lidhet edhe me deklaratën e Taulant Ballës në Parlament ku akuzoi Berishën se privatizimi i CEZ ishte bërë me me anë të një valixhe të mbushur me 6 milionë euro që u transportua nga një person i caktuar.

Pyetje: Një valixhe prej 6 milionë euro të marra nga një person që nuk dihet se ku është, para të cilat kishin shërbyer për privatizimin e CEZ-it

Berisha: Ky është një trillim fund e krye i Taulant Ballës, kjo dosje para dy vitesh ka shkuar në gjykatën e Lartë dhe nuk është gjetur asnjë shkelje. Privatizimi i CEZ-it është realizuar dhe financuar nga koorporata ndërkombëtare me tender ndërkombëtar të lavdëruar me dokumenta nga USAID. Se çfarë marrëdhënie tregtare ka pasur CEZ-i me të tjerët, atë nuk e di unë.
Mesa di unë ai person ka qenë bashkëpunëtor i CEZ-it. Ai është dhënë për ndjekje penale nga qeveria shqiptare. Drejtori i CEZ-it është dhënë nga ne për ndjekje penale, shkoni dhe merrni dosjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY