VENECIA/ Kapen dy shqiptarë me mijëra euro kokainë dhe heroinë

VENECIA/ Kapen dy shqiptarë me mijëra euro kokainë dhe heroinë

61
0
Shares

Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë në Milano:  B.L 45 vjeç dhe J.S të 27 vjeç për posedim dhe shtije droge.

Policët vunë re 45-vjeçarin në bordin e makinës së tij pranë Viale Monza, teksa ishte duke dorëzuar një zarf të kuq tek një 27-vjeçar po ashtu shqiptar i cili pasi u kontrollua më pas, u zbulua se mbante dy pako heroinë me peshë rreth 1 kilogram.

Pas ndalimit policia 45-vjeçarit shqiptar i gjeti në makinë një shumë prej 2 mijë eurosh.

Ndërsa pas kontrollit në banesën e tij u gjetën 19 kg kokainë, 20 kg heroinë, 160 kg lëndë përzierëse, 5,500 euro para të thata, material për përpunimin dhe paketimin e drogës, një presë e madhe metalike, tre furra me mikrovalë, dy përzierës të mëdhenj, kimikate të lëngshme dhe dy maska me gaz. Droga e sekuestruar do të kishte sjellë rreth 3 milionë euro fitime në treg. r.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY