Berisha lajmëron foltoren e Elbasanit, mbahet sot në 18.00. Kjo është salla...

Berisha lajmëron foltoren e Elbasanit, mbahet sot në 18.00. Kjo është salla e takimit

40
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha ka ftuar qytetarët sot të jenë të pranishëm në Foltoren në qytetin e Elbasanit e cila zhvillohet në orën 18.00 këtë të premte në teatrin Skampa.

“Sot ne ora 18:00 në Sallën e Teatrit Skampa të Elbasanit mbahet “Foltorja për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Elbasanit të marrin pjesë.  Vetëm të bashkuar fitojmë! Rroftë Elbasani!” shkruan Berisha.

Ndërsa një ditë më parë Berisha ka pasur një takim me drejtuesit e PD në Pukë ku edhe ka postuar foto nga takimi.

“Një takim i përzemërt me kryetaret e grup seksioneve të Pukës.

Në takim morën pjesë Prel Gjoni, Demir Hyseni, Gjin Leka, Fadil Tafilaku, Alfred Thekna, Ditmir Përshpali, Klodian Cara, Gëzim Vata. Përshëndetje vëllazërore të gjithë demokratëve dhe demokrateve të Pukës!” shkruan Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY