Rama për krizën: Do të vazhdojë deri në qershorin e 2022. Kryeministri...

Rama për krizën: Do të vazhdojë deri në qershorin e 2022. Kryeministri do të rritë çmimin e energjisë deri më 30%

50
0
Shares

Kryeministri Edi Rama tha se nesër do të prezantohet plani i plotë për përballimin e krizës energjetike në vend. Ai parashikon që kriza e enrgjisë do të jetë prezente deri në mesin e vitit vjetër.

“Sot, me këtë vendim i hapim rrugë ekzekutimit të mëtejshëm të palnit të posaçëm për të përballuar këtë situatë. Planin do ta bëjmë publik nesër.

-Kostot?

– I kemi përllogaritur të gjitha, nesër do të publikojmë për të gjithë qytetarët planin e posaçëm. Është një situatë shumë e ngjashme, nga aspekti i goditjes, me situatën e pandemisë. Të gjithë janë të prekur. Mendoj se kriza do të jetë prezente deri në mesin e vitit të ardhshëm. Por edhe pas përfundimit të saj cmimet nuk do kthehen në nivelet fillestare.

Ne na takon të mbrojmë konsumatorët tanë. Duke pasur parasysh ata që janë më në nevojë dhe pastaj duke e çuar lart përmes biznesit të vogël dhe më tutje te ata me të ardhura të larta. E vetmja rritje çmimi që ka ndodhur në periudhën e qeverisjes tonë, i takon vitit 2015 kur nisi reforma e energjisë.

Rritje çmimi të energjisë për qytetarët?

– Ky është shqetësimi ynë së bashku me çdo qytetar. Nëse zgjidhja do të ishte hajde rrisim çmimin, atëherë nuk do të kishim bërë atë që do bënte çdo qytetar për veten e tij. Sot për sot është shumë e rëndësishme që ne të bëjmë gjithçka, por dua t’i them çdo qytetari që kjo është shtëpi e përbashkët. Ka përgjegjësinë tonë të përbashkët ta mbajmë në këmbë”, tha Rama që në orët e para të paradites së sotme.

Ndërkaq rregullatorët e energjisë kanë përgaditur planin e rritjes së çmimit të energjisë që pritet të shkojë 30% më shumë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY