TE PANGOPUR/ Sa turp, testet covid në Rinas shkojnë sa gjysma e...

TE PANGOPUR/ Sa turp, testet covid në Rinas shkojnë sa gjysma e biletës së fluturimit

113
0
Shares

Vijon shitja e testeve në Rinas me një cmim të kripur për qytetartë shqiptarë. Cmimi i testit në oborrin e Rinasit kryer nga dy spitale dhe laboratore që kanë në pronësi media dhe dominojnë tregun e marketingut me para pa fund është një fraksion i madh i biletës së fluturimit.

Për shembull ju jeni duke fluturuar për në Rome dhe ke paguar biletën vajtje ardhje nga 250 euro deri në 300, një test që e bën për disa sekonda në Rinas e paguan 35 euro, i bie nga 15-20% të biletës.

Ndërsa krahasuar me biletat e fluturimeve loë cost i bie që testi të jetë sa 30-50% e biletës,

Sa turp!

Një shtetas shqiptar rezident në Gjermani, e cilësoi çmimin e testit jo të shtrenjtë, po shumë të shtrenjtë, duke theksuar se në një vend si Gjermania ku rroga është 2000 euro testi kushton vetëm 3 euro. Duke folur për gazetaren e FaxNeës Sara Demushi një tjetër udhëtar tha:

“Tepër e kushtueshme, në supermarketet e Gjermanisë e blen testin me 3 euro këtu me 35 euro. Në Gjermani e ke rrogën 2000 euro këtu 300 euro, si nuk është shtrenjtë një test 35 euro”.

Të shtrenjtë e cilësuan testin dhe dy pensionistë shqiptarë të cilët do të udhëtonin drejt Italisë.

“Dy teste pagova 86 mijë lekë, të paktën të ishte më lirë. Ne pensionistë jemi është shumë shtrenjtë, nuk them të ishte falas, por të ishte më lirë”, deklaruan pensionistët. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY